Kumanovari u arrestua pasi kërcënoi nëpërmjet rrjeteve sociale
– Më 09.09.2025 në orën 00:10, oficerë policie të Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës e privuan nga liria F.D.Z. (37) nga Kumanova, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai kishte kërcënuar D.K. (44) nga Kumanova në rrjetet sociale, njofton MPB, përcjell Televizioni FESTA.
Ai u ndalua në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

