MAQEDONI

Hoxha në Konferencën Ministrore në Sofje – Qasje e përbashkët ndaj sfidave klimatike Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Muamet Hoxha, sot mori pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e cila u mbajt në Sofje, në Republikën e Bullgarisë.

Konferenca iu kushtua forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e politikave klimatike, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe Jessika Roswall, komisionere evropiane për mjedisin, qëndrueshmërinë e burimeve ujore dhe ekonominë konkurruese qarkulluese.

Në kuadër të konferencës u shkëmbyen qëndrime dhe ide për avancimin e bashkëpunimit rajonal, zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përshpejtimin e proceseve të harmonizimit me standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe politikave klimatike.