Në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Likovë.
Delegatët zgjodhën për kryetar të degës z.Hevzi Jasharin dhe u formua edhe kryesia e re, e cila do të punojë për forcimin dhe aktivizimin e degës.
Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i partisë, z.Halil Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Ky kuvend tregon përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të PDSH-së në Likovë.
Sekretariati për Informim – PDSH
#pdsh #Likovë

