Ndërmarrja Publike “Kumanovo Gas” po vazhdon punën për vendosjen e lidhjeve të reja dhe zgjerimin e rrjetit të saj shpërndarës. Sipas të dhënave të fundit nga kjo ndërmarrje, deri më tani në rrjetin e gazit janë të lidhura 39 persona juridikë (kompani apo institucione) dhe 205 persona fizikë (domunitete apo amvisëri), raporton tvfesta.mk.
Në të njëjtën kohë, janë në rrjedhë e sipër projektet për shtrirjen e rrjetit shpërndarës drejt zonave industriale Novine dhe Reçicë, si dhe drejt objekteve të reja publike.
Drejtori i ndërmarrjes, Marko Mitrovski, bëri të ditur se po përgatitjet edhe një projekt i ri infrastrukturor:
“Po përgatitet projekti për rrjetin e ri shpërndarës dhe stacionin matës-rregullues në rrugën ‘Industrijska’, i cili do të përfshijë edhe rrugët ‘Zheleznika’ dhe ’11 Noemvri'”, informoi Mitrovski.
Ky zgjerim synon të përmirësojë infrastrukturën energjetike dhe t’u mundësojë më shumë bizneseve e amvisërive qasje në gazin natyror. /tvfesta

