MAQEDONI

Sali: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ka rrënjë të thella dhe potencial për bashkëpunim edhe më të ngushtë

Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ka rrënjë të thella dhe potencial për bashkëpunim edhe më të ngushtë.

Me kënaqësi mirëprita ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Alper Aktaş, të cilit i urova suksese në misionin e tij. Lidhjet mes qytetarëve tanë dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve janë një bazë e çmuar për të ndërtuar më tej.

Përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit institucional, synojmë ta përkthejmë këtë afërsi në nisma konkrete dhe mundësi të reja për qytetarët tanë.

Ambasadorit Aktaş i dëshiroj një mandat të suksesshëm dhe bashkëpunim të frytshëm.