
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka folur rreth mundësisë së bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e BDI-së. Ai tha se BDI është në panik të thellë dhe e dihet që elektorati i BDI-së, ka qenë elektorat i shantazhuar kryesisht për afate zgjedhore, ata nuk e kanë ndikimin në elektorat që e kishin pasi janë në opozitë.
“Në rrethana ku BDI nuk mund të shantazhoj njerëzit, e dimë se çfarë pritet nga rezultati i zgjedhjeve. Unë besoj se koalicioni VLEN do të fitoj çdo kund në komuna dhe do e dërgoj përfundimisht BDI-në në histori, duke i mundësuar që më në fund të nisin reformimin e tyre të brendshëm i cili është i domosdoshëm edhe për demokracinë e vendit. Pra, një parti e kriminalizuar në shkallën të lartë siç është BDI, me doemos duhet të reformohet për të mirën e shqiptarëve dhe demokracinë në vend”, tha Fetai.