MAQEDONI

Fadil Zendeli merr zyrtarisht detyrën si ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kopenhagë

Fadil Zendeli ka marrë edhe zyrtarisht detyrën si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës.

Më 26 gusht, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, diplomati Zendeli i ka dorëzuar letrat kredenciale sovranit danez, Mbretit Frederik X.

Gjatë takimit zyrtar, ku i pranishëm shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Shkendije Zendeli, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit miqësor mes të dyja vendeve, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë ndërkombëtar.