MAQEDONI

Është privuar nga liria një banor i Kumanovës, të cilit iu gjet një substancë pluhuri e bardhë

Më 28.05.2026 në orën 19:10, nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim ishte privuar nga liria M.I. (24) nga Kumanova.

Po atë ditë, në autostradën në drejtim nga Pikëkalimi Kufitar Tabanoc drejt Kumanovës, është ndaluar një automjet udhëtarësh i tipit “Fiat” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.I. Gjatë kontrollit të kryer, në automjet janë gjetur disa paketime me substancë pluhurore të bardhë.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se personi po vuan dënimin me burg dhe në këtë çast ndodhet në pushim.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.