Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, u ka bërë ftesë publike të gjithë artdashësve dhe qytetarëve që të bëhen pjesë e natës së dytë të Festivalit Ndërkombëtar „Balkan Fest – Edicioni VI“, i cili sonte do të kthejë fshatin Mateç në pikëtakimin kryesor të kulturave dhe traditave të Ballkanit, raporton tvfesta.mk
Përmes një mesazhi zyrtar, kreu i komunës theksoi se kjo është një mbrëmje e veçantë kushtuar artit, kulturës, traditës dhe diversitetit folklorik, ndërsa hyrja për të gjithë vizitorët do të jetë falas.
Agjenda e plotë e ditës së sotme (11 Tetor):
Ora 14:30 – Mbërritja e ansambleve dhe grupeve pjesëmarrëse në qendër të fshatit Mateç.
Ora 16:00 – Defileja festive e grupeve folklorike nëpër qendrën dhe rrugët kryesore të fshatit Mateç.
Ora 19:00 – Nisja e programit kryesor festiv në Shtëpinë e Kulturës në Mateç.
Grupet pjesëmarrëse në skenë:
Në skenën e Mateçit do të interpretojnë grupe të njohura nga rajoni dhe më gjerë:
SHKA „Presheva“ (Preshevë)
Kori „Nexhmije Pagarusha“ (Kosovë)
„NAKEM“ (Bursa, Turqi)
SHKA „Drita e Dërvenit“ (Saraj)
AKV „Bllagaj“ (Bosnjë dhe Hercegovinë)
SHKA „Zëri i Kosovës“ (Fushë Kosovë)
AKV „Jeta e Re“ (Sllupçan)
„Ejani të bashkohemi në një mbrëmje të mbushur me këngë, valle, traditë dhe kulturë, duke e kthyer Mateçin në një vatër të kulturave ballkanike,“ u shpreh kryetari Arifi, përcjell tvfesta.mk

