Një 39-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia nën dyshimin se gjatë fundjavës ka kryer vjedhje në disa objekte afariste në qytet, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, arrestimi është kryer më 17 nëntor 2026, rreth orës 20:30, nga zyrtarët policorë.
Bëhet fjalë për personin me inicialet S.S. (39) nga Kumanova, i cili dyshohet se gjatë fundjavës së kaluar ka hyrë me forcë në disa objekte afariste përgjatë bulevardit “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë.
Sipas policisë, i dyshuari ka marrë sende të ndryshme dhe para nga objektet ku dyshohet se ka kryer vjedhjet.
Pas arrestimit, 39-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës pranë organeve kompetente. /tvfesta

