Një 44-vjeçar nga Shkupi është arrestuar fundjavën e kaluar në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikole, pasi policia ka konstatuar se po drejtonte një mjet transportues pa pasur leje drejtimi, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 11:30.
“Gjatë një kontrolli rutinë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e transportit me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte shtetasi M.SH. (44). Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se i njëjti e drejtonte mjetin pa pasur të kryer provimin e shoferit,” njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Me udhëzim të prokurorit publik, personi është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti i është konfiskuar.
Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.SH. do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta

