KUMANOVË

Dështon seanca në Kumanovë | AKI: Pazaret politike po dëmtojnë nxënësit

Këshilli Komunal i Kumanovës është përballur sot me një situatë të jashtëzakonshme, pasi seanca ku duhej të shqyrtoheshin raportet financiare të shkollave fillore dhe të mesme ka dështuar, informon tvfesta.mk

Përmes një konference për medie, këshilltari komunal nga radhët e koalicionit opozitar AKI, Blerim Hyseni, ka drejtuar akuza të fortë ndaj partive të koalicionit në pushtet (VLEN, VMRO dhe ZNAM). Sipas tij, seanca u ndërpre si pasojë e mosgatishmërisë dhe pazareve të ulëta politike mes këtyre subjekteve, të cilat nuk arritën konsensus për miratimin e raporteve.

Hyseni potencoi se opozita shqiptare ishte plotësisht e gatshme të konstruktonte procesin për hir të mbarëvajtjes së vitit shkollor, por zëri i tyre u injorua nga shumica.

“Ne si këshilltarë të opozitës shqiptare ishim të gatshëm që, për hir të mbarëvajtjes së procesit edukativ-arsimor që duhet të fillojë nesër, të jepnim kontributin tonë. Por ata vepruan sipas interesave të veta dhe nuk e dëgjuan zërin tonë,” tha Hyseni, transmeton tvfesta.

Ai nëse nëvizoi se këto pazarllëqe politike po dëmtojnë drejtpërdrejt shtresën më të ndjeshme të shoqërisë, meqë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të duhet të nisin punën pa raportet financiare të miratuara nga këshilli.

Në përmbyllje të konferencës, nga koalicioni AKI i bënë thirrje pushtetit lokal që të lërë mënjanë interesat politike kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe fatin e nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë i papenguar./tvfesta