Ndërmarrja Publike “Vodovod” në Kumanovë ka njoftuar për disa defekte në rrjetin e ujësjellësit, për të cilat janë paraparë intervenime gjatë ditës së sotme, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, defektet janë evidentuar në katër lokacione të ndryshme të qytetit.
Lokacionet ku janë raportuar defektet janë:
Rruga “400”, numër 27, në lagjen Igo Triçkoviq.
Rruga “120”, në lagjen Karposh.
Rruga “521”, numër 45.
Rruga “Vllasto Radonjanin”, numër 22.
Në këto lokacione janë evidentuar defekte në rrjetin e ujësjellësit, të cilat kërkojnë ndërhyrje teknike.
Nga NP “Vodovod” nuk janë dhënë informacione të detajuara lidhur me kohëzgjatjen e intervenimeve apo nëse do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët e zonave të prekura. /tvfesta

