Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” në Kumanovë ka njoftuar për një sërë intervenimesh dhe kontrollesh në rrjetin e furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit, për shkak të defekteve dhe problemeve të evidentuara në infrastrukturën e ujësjellësit, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet teknike kanë paraparë kontrollin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Mavrovska”, numër 1, pas një denoncimi nga qytetarët për ulje të presionit të ujit.
Ndërkohë, në rrugën e fshtatit Rramanli, pranë varrezave myslimane, është evidentuar një defekt në lidhjen me rrjetin e ujësjellësit, për të cilin është paraparë intervenim.
Në lagjen Sredorek, ekipet do të kryejnë ekzaminimin e rrjetit me qëllim lokalizimin e saktë të defektit, ndërsa sipas nevojës do të realizohen edhe punimet përkatëse për riparimin e tij.
Kontrolle janë paraparë edhe në rrugën “Gjorçe Petrov” dhe në lokalitetin “Gladno Pole”, ku do të inspektohen pusetat e ujësjellësit dhe, nëse është e nevojshme, do të servisohen elementet përbërëse të instalimeve.
Nga NP “Ujësjellësi” Kumanovë bëjnë të ditur se këto aktivitete kanë për qëllim identifikimin dhe sanimin e defekteve, si dhe mirëmbajtjen e rrjetit të furnizimit me ujë.
Në njoftim nuk janë specifikuar orare të ndërprerjes së furnizimit me ujë për zonat ku do të zhvillohen intervenimet. /tvfesta

