Category: RAJON & BOTA

Tensione dhe incidente gjatë zgjedhjeve në Serbi: Përleshje fizike para zyrave të partisë së Vuçiçit

Dita e zgjedhjeve në Serbi po shoqërohet me incidente të shumta me prapavijë politike. Së fundmi, përpara ambienteve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) — partia në pushtet e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç — në qytetin e Lazarevacit është regjistruar një përplasje e dhunshme. Sipas raportimeve të mediatike, një grup qytetarësh është tubuar përpara zyrave […]

Sali: Evropa duhet të ndihet më afër qytetarëve tanë, jo vetëm përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete

Evropa duhet të ndihet më afër qytetarëve tanë, jo vetëm përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete. Në Bruksel, gjatë takimit me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, diskutuam për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë që hap qasja e re e Bashkimit Evropian ndaj zgjerimit. Për ne, integrimi gradual është mundësi që […]

Magjistron për Teologji Islame në Kontekstin Evropian imami i mirenjohur, Hfz. Mehas Alija

Imami i Xhamisë El-Hidaje në St. Gallen të Zvicrës, hafiz Mehas Alija, më 19 tetor 2026, ka mbrojtur me sukses temën e diplomës së nivelit Master në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, me titull “Dialogu ndërfetar në Zvicër në mes viteve 2000–2010: karakteristikat, arritjet dhe sfidat”, duke u vlerësuar me notën më të lartë. […]

Me flamurin kuqezi në dorë, gruaja shtatzënë bëhet simbol i qëndresës në protestë

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e shtatë. Studentët dhe qytetarët po protestojnë për korrupsionin, kushtet në universitete, tarifat e larta të studimit dhe gjendjen ekonomike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, raporton tvfesta.mk Në Tiranë janë regjistruar përplasje me policinë, përdorim i gazit lotsjellës dhe i autobotëve me ujë, si dhe […]

Orhan Kurtishi udhëheq delegacionin e Postës së RMV-së në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare në Bern

Posta e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare të UPU-së në Bernë, raporton Televizioni FESTA. Delegacioni i Postës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga drejtori gjeneral, Orhan Kurtishi, dhe udhëheqësi i Sektorit për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Ismail Mislimi, merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare […]

Protesta e dhunshme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar të dhënat për personat e lënduar gjatë protestave në Tiranë, duke bërë me dije se gjatë ditës së diel, 18 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 31 persona, ndërsa 5 të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të […]

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

“Koalicioni Shqiptar” është shpallur zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së pakicës kombëtare shqiptare. Listën tonë e përbëjnë 10 kandidatë: 5 gra dhe 5 burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Sipas CeSID-it, ajo është lista e tetë me status të pakicës kombëtare dhe […]

Sot në 15:00 ceremonia e inaugurimit të presidentes, Justina Shiroka-Pula

Presidentja e sapozgjedhur e vendit, Justina Shiroka-Pula, do ta ketë sot ceremoninë e inaugurimit për postin e të parës së shtetit. “Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Shkëlqësisë së Saj, Justina Shiroka-Pula”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. Justina Shiroka-Pula, presidente e Republikës së Kosovës, […]

Kalon edhe në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë. Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik. Kalimi i këtij projektligji ka qenë […]

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar PDK-së dy emra për presidentë. Sipas tij, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti janë emrat që LVV-ja do të propozojë për president, shkruan IndeksOnline. “Unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej. Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra, të cilët në […]