Category: LAJME

Arrestohen dy persona në Kumanovë, sulmuan një 21-vjeçar në një lokal

Një 21-vjeçar nga Kumanova është sulmuar fizikisht brenda një objekti hotelerik, ngjarje kjo që ka çuar në arrestimin e dy personave nga ana e policisë. Siç informon tvfesta.mk, ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2026, rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasit N.S.(30) dhe N.S.(32), të dy nga […]

Arrestohet një 43-vjeçar nga Kumanova, sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasditen e së hënës, pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton tvfesta.mk “Më datë 14.09.2026, në orën 16:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.XH. (43) nga Kumanova, sepse ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të […]

Aleanca për Shqiptarët mbështet Arkin Jahiun në Bërvenicë

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, theksohet në komunikatën e ASh-së për media. Nga kjo parti theksjnë se bashkimi i votes shqiptare dhe bashkëpunimi me AKI-në […]

Filipçe: Do ta ndryshojmë vendin dhe do ta rikthejmë shpresën

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët sot jetojnë më keq se para dy-tre vitesh dhe se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë. Sipas tij, pushteti po jep një shembull të keq për të rinjtë në mënyrën se si menaxhohet shteti. […]

Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, Mexhiti: Vazhdojmë…

Në lagjen Sahat Kulla në Çair ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metra katrorë. Përmes një postimi, kreu i Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se punimet janë pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit. Sipas Mexhitit, objektet në këtë […]

Afrim Aliti doktoroi në Gjuhë dhe letërsi angleze në UEJL

Sot, para Komisionit akademik në përbërje Prof. dr. Andrew Goodspeed, Prof. dr. Brikena Xhaferi (mentore), Prof. dr. Demush Bajrami, Prof. dr. Agim Poshka dhe Prof. dr. Veronika Kareva, në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL, në Tetovë, kandidati Afrim Aliti, e mbrojti me sukses temen e doktoraturës me titull: “The Use of Podcasts […]

Bekim Sali: Bërvenica meriton ndryshimin, mbështetje për kandidatin e VLEN-it, Jakup Huseini

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një bashkëbisedim me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, ku diskutuan për nevojën që edhe kjo komunë të bëjë hapin e saj drejt ndryshimit. Sali theksoi se, ashtu siç ndryshimi ka ardhur në 10 komuna përmes punës, përgjegjësisë dhe mbështetjes […]

“Kumanova nuk ju harron”: “Ilirët” me mesazh fuqizues për krerët e UÇK-së në derbin ndaj Vardarit

Përtej asaj që u zhvillua në fushën e blertë, vëmendja e opinionit u zhvendos te tribuna ku qëndronte tifo-grupi kumanovar “Ilirët”. Ata iu bashkuan mesazhit gjithëpërfshirës “Liria ka emër”, në shenjë mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, raporton tvfesta.mk Në momentet më kulmore të ndeshjes, […]

Në Zvicër duhen vetëm 3-4 ditë pune për të blerë iPhone më të ri!

Sipas të dhënave më të fundit mbi fuqinë blerëse dhe indeksin e çmimeve të teknologjisë, Zvicra vazhdon të kryesojë listën e vendeve ku pajisjet e teknologjisë së lartë janë më të përballueshme për popullsinë me të ardhura mesatare, informon tvfesta.mk Krahasimi i pagës mesatare me çmimin e një modeli të ri smartphone zbulon hendekun e […]

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku ka bërë të ditur se vendimi lidhet me pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se PDK-ja nuk po heq dorë nga e […]