Category: MAQEDONI

Sulejmani: Paralelja shqipe në “Penko” nuk duhet të mbyllet

Komuna e Butelit dhe drejtoresha e shkollës “Penko” po e arsyetojnë mbylljen e paralales shqipe dhe mospranimin e nxënësve nga Çairi me ligjin për arsimin dhe rajonizimin e shkollave. Por kjo ngre pikëpyetje, sidomos për faktin se aktualisht në “Penko” ka nxënës që jetojnë në territorin e Çairit. Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani thotë se […]

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Shoqata e Automobilave dhe Motoçikletave e Republikës së Maqedonisë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanocë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 45 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën […]

Nafta ngrihet përsëri: Paralajmërohet shtrenjtim i produkteve ushqimore

Çmimet në markete për momentin janë të qëndrueshme, por mbeten të larta. Megjithatë, shtrenjtimi i karburanteve mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve për shkak të rritjes së kostove të transportit, paralajmëroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Inspektorët e tregut do të monitorojnë lëvizjen e marzheve të tregtarëve dhe do të kontrollojnë nëse rritjet […]

ASH: Nga 310 vetëm 9 shqiptarë në shkollën e policisë, diskriminim i hapur

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj konkursit të fundit për kuadrot e reja të policisë, ku nga gjithsej 310 kandidatë të pranuar, vetëm 9 prej tyre janë shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një diskriminim të hapur dhe duke kritikuar heshtjen e subjekteve politike në pushtet. Ja reagimi i plotë: Bëhet fjalë për një […]

Rritje pensionesh në shtator, ja sa do të merr secila kategori

Pas katër rritjeve lineare, nga shtatori pensionet do të rregullohen sërish në përqindje, sipas lëvizjes së pagave dhe kostos së jetesës. Llogaritjet fillestare tregojnë se rritja mund të jetë rreth tre për qind, por norma përfundimtare duhet të përcaktohet ende zyrtarisht. Sipas analizës së **„Pari“**, nëse rregullimi është tre për qind, një pension prej 20.000 […]

Edhe sot nxehtë, temperaturat do të shkojnë deri 39 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi i […]

Toshkovski: “Safe City” nga dje ka nisur të gjobisë edhe motoçiklistët

Sistemi “Qyteti i Sigurt” (Safe City) nga dje detekton automatikisht edhe motocikletat që bëjnë shkelje rrugore, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai paralajmëroi se sistemi tashmë ka filluar regjistrimin e shkeljeve nga motociklistët në territoret ku është implementuar, informon tvfesta.mk Toshkovski theksoi se autoritetet ia dolën të gjejnë një zgjidhje teknike me […]

Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Numri dy i Ministrisë së Arsimit Driton Sulejmani tha se problemi me uljen e numrit të nxënësve në Shkollat Fillore dhe ato të mesme po zgjidhet përmes optimizimit. Ai tha për Alsat se me optimizim tentohet të krijohen kushte më të mira për nxënësit. “Ne po përballemi me disa problematika që unë do të kisha […]

Pajaziti akuzon mediat për censurë: Më ndërprenë intervistën pse s’u përshtatësha në agjendë

Gazetari dhe analisti Naser Pajaziti ka goditur ashpër atë që e cilëson si “mercenarizëm mediatik”, duke publikuar një përvojë personale ku u censurua gjatë një emisioni televiziv, informon tvfesta.mk Pajaziti ka zbuluar se si drejtuesit e një televizioni i patën ndërprerë lidhjen direkte në mes të debatit, vetëm pse qëndrimet e tij nuk përkonin me […]

Fadil Zendeli merr zyrtarisht detyrën si ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kopenhagë

Fadil Zendeli ka marrë edhe zyrtarisht detyrën si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës. Më 26 gusht, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, diplomati Zendeli i ka dorëzuar letrat kredenciale sovranit danez, Mbretit Frederik X. Gjatë takimit zyrtar, ku i pranishëm […]