Fatmir Bytyqi nga LSDM: Me huamarrjen e re, VMRO-DPMNE tregoi mospërputhshmërinë dhe hipokrizinë e saj – në vitin 2021 e bllokuan të njëjtin projekt, sot pa turp votojnë për të. Pa shpjegim, pa kërkim faljeje, pa transparencë.
Qytetarët meritojnë qeverisje të ndershme dhe një vizion të qartë ekonomik, e jo improvizime dhe borxhe pas të cilave nuk ka plan.

