E kaluara tregon se, në shumë raste, ambasadori shqiptar në Shkup ka qenë më tepër një ambasador protokolli sesa një përfaqësues i vërtetë zyrtar i Shqipërisë. Një përfaqësues që, sipas obligimit kushtetues, duhet të kujdeset jo vetëm për marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve, por edhe për shqiptarët në Maqedoni.
Ambasadori Mejdani jo vetëm që ka qenë në krye të detyrës, por përtej kësaj ka zhvilluar një agjendë të ngjeshur dhe permanente, duke realizuar takime me shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe duke qenë i pranishëm aty ku duhet.
Siç duket, dikujt kjo po i pengon. Prandaj, më shumë se kritikë e sinqertë, kemi të bëjmë me marrje në dorë të bajrakut të huaj, ose, thënë ndryshe, me gjuajtje guri dhe fshehje dore! Më lehtë të kritikosh një ambasador se një ministër i cili hapur shfaq nacionalizmin e tij në korriz të shqiptarëve!

