Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Kumanovë ka reaguar në lidhje me serin e zjarrvënieve të qëllimshme që janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës.
Ky është reagimi:
Denojmë aktin e vandal dhe kriminal të ndodhur mbrëmë në qytetin tonë ndaj disa bashkëqytetarëve tanë. Djegia e disa makinave dhe një dyqani në Kumanovë janë dëshmi e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike të krijuar kohën e fundit.
Bashkëqytetarët tanë më nuk ndjehen të sigurt as në pronat e tyre e as për bizneset e tyre me çka siguriojnë edhe ekzistencën.
Institucionet kompetente po dëshmojnë se nuk po arrjnë të garantojnë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.
Kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë.