MAQEDONI

BDI Dega Kumanovë: Shemsi Murati unanimisht në një proces transparent u zgjodh kryetar të Nëndegës së lagjes Çerkez

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme partiake, Shemsi Murati unanimisht në një proces transparent u zgjodh kryetar të Nëndegës së lagjes Çerkez.

Shemsiu Murati vjen me një bagazh të pasur, është Ekonomist i diplomuar dhe aktivist i përkushtuar që nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe aktualisht Këshilltar komunal në komunën e Kumanovës.

Ka përvojë të gjatë organizative, ka ushtruar me sukses detyrën e Shefit të Shtabit Lokal në disa cikle zgjedhore radhazi në KV Çerkez, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe lidership.

Sportdashës dhe pjesëtar aktiv i KF Liria (Çerkez), ku kontribuon për zhvillimin e jetës sportive dhe rinore në komunitet.

Besojmë fuqishëm që Këshilli Vendor i fshatit Çerkez do të vazhdojë me rezultate të mira edhe në të ardhmen.