MAQEDONI

“Bashkimi 2002” dominon në “Olimpik Open 2026” – 6 medalje ari dhe debutime premtuese

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova ka shënuar një paraqitje të fuqishme në turneun ndërkombëtar “Olimpik Open 2026”, duke u kthyer me një bilanc mbresëlënës medaljesh dhe me disa emra të rinj që premtuan shumë në debutimin e tyre.

Në kategoritë individuale, karateistët e klubit shkëlqyen duke fituar plot 6 medalje të arta:
• Oltion Aziri 
• Ajan Muaremi 
• Rinar Bilalli 
• Arbër Pajaziti 
• Azem Azemi 
• Bleart Memeti 

Suksesi vazhdoi edhe në garat ekipore, ku ekipi U14 i djemve siguroi medaljen e argjendtë , ndërsa në konkurrencën individuale u shtuan edhe 5 medalje të bronzta:
• Adan Dalipi 
• Jona Misini 
• Hana Imeri 
• Ubejd Memishi 
• Art Bilalli 

Një moment i veçantë i këtij turneu ishte debutimi në disiplinën kumite për disa karateiste të reja: Jona, Erza, Hana, Tuana dhe Erleta, të cilat, pavarësisht emocioneve të para, treguan guxim dhe potencial për të ardhmen.

Pa medalje këtë herë mbetën: Erza, Tuana, Jara, Erblini, Erleta, Sara, Dafina dhe Rufati, por përvoja e fituar në një turne të këtij niveli konsiderohet hap i rëndësishëm në zhvillimin e tyre sportiv.

Nga stafi teknik, trajneri Mursel Misini dhe ndihmësi i tij Lirim Bajrami u shprehën të kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e ekipit, duke theksuar se rezultatet janë fryt i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të sportistëve.

“Bashkimi 2002” po vazhdon të konfirmohet si një nga klubet më serioze të karatesë në vend, duke kombinuar rezultate konkrete me zhvillimin e gjeneratave të reja. ( INA )