Një 69-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi ka sulmuar fizikisht punonjësit brenda një objekti tregtar në qytet, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 09:40. Pjesëtarët e policisë kanë ndërhyrë duke privuar nga liria personin me iniciale Ç.J. (69), pas një denoncimi të mëparshëm.
Siç bën me dije policia, i moshuari ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke sulmuar fizikisht punonjësit në një dyqan të vendosur në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë.
Personi i ndaluar është shoqëruar në stacionin policor. Nga SPB Kumanovë konfirmojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

