Një 19-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij në shtëpinë familjare, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, arrestimi është kryer më 14 nëntor 2026, rreth orës 21:00, pas një denoncimi të mëparshëm për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet D.M. (19), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij brenda banesës familjare.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Pas përfundimit të procedurave hetimore dhe dokumentimit të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës pranë organeve kompetente. /tvfesta

