KUMANOVË

Arben Etemi viziton drejtoreshën e “NP Tregu” Kumanovë

Kandidati për kryetar në komunën e Kumanovës, Arben Etemi, nga rradhët e koalicionit VLEN, në vazhdën e takimeve me qytetar dhe drejtues institucionesh komunale, gjatë ditës së sotme vizitoi NP “Tregun” dhe drejtoreshën e këtij institucioni, Vlora Ibrahimi, raporton Televizioni FESTA.

Sot, pata kënaqësinë ta vizitoj Drejtoreshën e Tregut të Gjelbër, zonjën Vlora Ibrahimi.

E falënderova për punën e shkëlqyer që ka bërë deri më tani. U njoftova prej së afërmi me situatën në tregun e Kumanovës, numrin e të punësuarve dhe planet për të ardhmen.

Bashkë me drejtoreshën Ibrahimi, tregun e gjelbër do e ngrisim në nivelin e duhur.
Si kryetar i ardhshëm i Kumanovës, premtoj që do t’i përmirësoj kushtet në tregun e qytetit.