KUMANOVË

Në Kumanovë arrestohet shoferi nga Shkupi, drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit

Në Kumanovë arrestohet shoferi nga një rreth i Shkupit, drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit

Me datë 17.09.2025, në orën 22:15, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria I.C. (49) nga fshati Marinë, rrethi i Shkupit. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Mini Kuper”, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është përcaktuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se i janë matur 1.73 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.