MAQEDONI

Ambasadori Meidani takon Oliver Spasovskin, Koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me z. Oliver Spasovski, Koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së, si edhe ish-Ministër i Punëve të Brendshme dhe ish-Kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut 🤝🇦🇱🇲🇰

Z. Spasovski u shoqërua në këtë takim nga z. Agron Demiri, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Biseda jonë u përqendrua në konfirmimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si shembull bashkëpunimi në rajon, si dhe në rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në një kohë kur stabiliteti dhe orientimi europian mbeten prioritete të përbashkëta. 🇪🇺✨

Diskutuam zhvillimet e fundit si dhe theksuam gjithashtu domosdoshmërinë e komunikimit të rregullt dhe të koordinimit mbi çështje me interes të ndërsjellë, duke vlerësuar lidhjet njerëzore, ekonomike dhe kulturore që i japin substancë marrëdhënieve tona. 🌍🤝