Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi mbështetjen e palëkundur të partisë së tij ndaj aleatit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së për të përballuar regjimet autoritare dhe strukturat kriminale që kërcënojnë lirinë dhe sigurinë globale.
“Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të organizuar është mbrojtje jo vetëm për Amerikën, por edhe për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Kur Amerika qëndron e fortë, qëndrojmë të fortë së bashku,” deklaroi Ahmeti. (INA)

