RAJON & BOTA

Aleancë e përbashkët ushtarake: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë deklaratë trilaterale për mbrojtje

Aleancë e përbashkët ushtarake: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë deklaratë trilaterale për mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe Zv. Kryeministrin, njëherit, ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić, nënshkruan deklaratë trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja e nënshkruar është e shtrirë në katër pika kyqe:

1. Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes;

2. Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve;

3. Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike;

4. Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.