KUMANOVË

“Vllaznia” prezente në Gaza me iftare gjatë Ramazanit

“Vllaznia” prezente në Gaza me iftare gjatë Ramazanit

Shoqata Edukative “Vllaznia” përveç aktiviteteve të shumta që realizoi gjatë gjithë muajit të bekuar të Ramazanit në nivel lokal dhe rajonal, gjithashtu falë kontributit të donatorëve dhe në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare IHH nga Stambolli, bëri shpërndarjen e qindra iftareve për popullatën civile në Gaza të cilët fatkeqësisht po vazhdojnë të përjetojnë tmerrin e luftës duke jetuar nëpër tenda të improvizuara dhe me mungesë të ushqimit dhe ujit të pijshëm. “Vllaznia” ashtu siç e ka filluar aksionin e saj para Ramazanit duke shpërndarë ujë për pije dhe ushqime të ngrohta, ka vazhduar gjithashtu edhe gjatë Ramazanit duke shpërndarë qindra iftare. Me të njëjtin aksion shpresojmë tu dalim në ndihmë banorëve të Gazas edhe pas muajit të bekuar të Ramazanit duke e vazhduar të njëjtin.

Lusim Allahun që të sjellë paqe në Gaza dhe ti shpërblejë të gjithë ata që dhanë kontribut në këtë drejtim!