Aksionin e parë “Shëndet për të gjithë” për vitin 2026 e realizuam në fshatin Rramanli, ku ekipet mjekësore kryen kontrolle parandaluese falas, si: matjen e tensionit të gjakut, kontrollin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
Gjithashtu, u dhanë këshilla për zvogëlimin dhe ndërprerjen e duhanit, marrjen e rregullt të terapisë dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta te mjeku i familjes. 🏨🚑💊💉🚭

