KUMANOVË

Grupi i këshilltarëve të AKI-së sot u takua me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Denion Meidani

Grupi i këshilltarëve të AKI-së sot u takua me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Denion Meidani.

Në këtë takim, Ambasadori u informua për angazhimin tonë në Këshillin Komunal të Kumanovës, si dhe për shqetësimet serioze që lidhen me shkeljen e legjitimitetit dhe përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë nga pushteti lokal në Kumanovë.

Po ashtu, u diskutua për gjendjen aktuale të zhvillimit ekonomik të qytetit dhe për politikat komunale të investimeve në infrastrukturë, të cilat mbeten larg nevojave reale të qytetarëve.