KUMANOVË

Alternativa dega në Kumanovë, mbajti mbledhjen e rregullt e Kuvendit të Nëndegës së Lagjes Dardania!

Sonte, në zyrat e Alternativës dega në Kumanovë, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Nëndegës së Lagjes Dardania!

Prurjet e reja në periudhën e fundit, këtë nëndegë e kanë forcuar, duke i dhënë hapësirë kuadrove të reja profesionale, djem, vajza dhe të rinj të cilët duan që në mënyrë aktive të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për zgjedhjet e fundit lokale si dhe për zhvillimet e fundit politike në nivel lokal dhe qëndror.

Kryetari i degë së Alternativës në Kumanovë, Orhan Kurtishi, falënderoi nëndegën e Lagjes Dardania për rezultatin e treguar në zgjedhjet e fundit lokale në kuadër të koalicionit VLEN.

Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, ndërmjet tjerash, informoi edhe rreth zhvillimeve të fundit në nivel qëndror, duke përmendur prioritetin e VLEN-it drejtë shkrirjes si dhe pozicionin e Alternativës në këtë temë.

Përndryshe, Lagja Dardania është njëra prej lagjeve me peshë në qytetin e Kumanovës.