MAQEDONI

Afrim Gashi takim lamtumirës me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Angela Aggeler

🇲🇰 🇺🇸 Pata nderin të zhvilloj një takim lamtumirës me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Angela Aggeler, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Vlerësova lart angazhimin e saj, e cila përmes një qasje të hapur, parimore dhe konstruktive ka kontribuar në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet e vendit, përfshirë edhe Kuvendin.

Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe partneritetin strategjik të palëkundur, duke theksuar se SHBA mbetet aleati ynë më i fuqishëm dhe një mik i dëshmuar në stabilitetin, sigurinë, sundimit të ligjit, zhvillimin demokaratik dhe luftën kundër korrupsionit.

Në përfundim, i shpreha Ambasadores Aggeler falënderimet më të sinqerta për gjurmët që ajo ka lënë në vendin tonë, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme.