Të gjithë kanë të drejtë të REAGOJNË, vetëm ju duhet të HESHTNI!
Ju jeni ata që kur keni pasur besim dhe pushtet absolut nga shqiptarët NUK keni reaguar në raste tragjike ndaj shqiptarëve, vrasje dhe burgosje të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, raste të montuara, rrahje e në thirrje raciste!
Aq shumë raste të montuara u kanë ndodhur shqiptarëve gjatë qeverisjeve tuaja, sa që nuk mbahen mend!
Ndërsa JU vetëm në HESHTJE i keni aprovuar ata veprime!
HESHTNI dhe tani, sepse të gjithë e dijmë dhe jemi të vetëdijshëm se JU jeni ata që i organizoni!

