MAQEDONI

Ademi takon përfaqësues të ambasadës Franceze në Shkup

Sot, pata nderin dhe kënaqësinë, që me ftesë të tyre të takoj përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Shkup, këshilltarin e parë, z.Filip Marsheto, i shoqëruar nga z.Ardian Ramadani, pjesë e stafit të kësaj ambasade.

Me këtë rast, bashkëbisedimi u fokusua në zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe në ndërmarrjen e hapave drejt rrugëtimit europian të vendit.

Franca është vend mik i yni, andaj çdo bashkëbisedim me miqtë tanë nga ky vend, është në drejtim të ndërgjegjësimit dhe lehtësimit të rrugëtimit europian.