KUMANOVË

AAA: 28 Nëntori-Festa e Flamurit Shqiptar vazhdon të shënohet në qytetin e Kumanovës edhe në vitin 2025

28 Nëntori-Festa e Flamurit Shqiptar vazhdon të shënohet në qytetin e Kumanovës edhe në vitin 2025

Gjatë ditës së djeshme është mbajt seanca e rregullt e Këshillit të Komunës së Kumanovës ku u votua Buxheti për vitin 2025.

Driton Sulejmani, këshilltar komunal nga radhët e Alternativës dega në Kumanovë si dhe Koalicionit VLEN përmendi se 28 Nëntori-Festa e Flamurit Shqiptarë do të vazhdon të shënohet në qytetin e Kumanovës edhe gjatë vitit 2025.

Sulejmani përmendi edhe një sërë projektesh nga sfera kulturore shqiptare që do të përkrahen nga buxheti i Komunës së Kumanovës si përshembull:

-Në programin kulturorë për vitin 2025 janë siguruar mjete për shënimin e datave të rëndësishme të shqiptarëve siç janë 7 marsi-Dita e mësuesit, 22 nëntori-Dita e Alfabetit dhe 28 nëntori – Dita e flamurit. Përveç tyre do finansohen edhe këto manifestime:

1.Pulsi i Demokracisë – Stand Up for Democracy me 60.000 den
2.Pro-art Simfonik – Koncert i muzikës klasike me 150.000 den
3.SHKA Bajram Shabani – Festivali Ballkanik me 100.000 den
4. SHKA Bajram Shabani – 80 vjetori me 100.000 den
5.Shoqata HA EM – Festivali Fluturat me 133.000 den
6. Pulsi i Demokracisë – Konkurenca me vizatimet e dizajnit dhe modës me 40.000 den
7.Jehona e Karadakut – Takimet poetike të Karadakut me 33.000 den
8. Jehona e Karadakut – Pena ime me 32.000 den
9.Shoqata Etnikum – Këngë Epike me 300.000 den