Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar se të dielën, më 29 nëntor 2026, në Tetovë do të organizohet një aktivitet përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së tij artistike, raporton tvfesta.mk.
Manifestimi përkujtimor do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me fillim në orën 18:00.
Përmes një njoftimi publik, familja Kasapi ka bërë të ditur se ky aktivitet do t’i kushtohet kujtimit të Shpatit dhe trashëgimisë së tij artistike.
“Ju njoftojmë se të dielën, më 29 Nëntor, në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, e përkujtojmë Shpatin dhe veprën e tij artistike”, thuhet në njoftimin e familjes Kasapi.
Ky manifestim do të jetë një rast për të kujtuar këngëtarin e ndjerë, kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe gjurmët që la ndër vite në skenën artistike.

