KUMANOVË

Arrestohet 27-vjeçari nga Kumanova për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg

Një 27-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është arrestuar gjatë ditës së djeshme për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25 nëntor 2026, në orën 14:30, zyrtarët policorë të SPB-së Kumanovë kanë privuar nga liria D.A. (27) nga fshati Lubodrag i Kumanovës.

Nga policia bëjnë të ditur se ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, 27-vjeçari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Idrizovës, për vuajtjen e dënimit.