KUMANOVË

ShF “7 Marsi” Opajë nesër organizon manifestim festiv për 22 dhe 28 Nëntorin

Shkolla Fillore Komunale “7 Marsi” në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, nesër, më 26 nëntor, do të organizojë manifestim solemn kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, raporton tvfesta.mk.

Përmes një ftese publike, drejtoria e shkollës ka ftuar prindërit të marrin pjesë në shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Manifestimi do të zhvillohet nën moton “Gjuha, flamuri dhe kombi – krenaria jonë!”, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare ndër brezat e rinj.

Sipas njoftimit të publikuar nga drejtori i shkollës, Besnik Ibrahimi, manifestimi do të mbahet:

Data: E enjte, 26 nëntor 2026

Ora: 10:30

Vendi: Salla e sportit e SHFK “7 Marsi” në Opajë.

Me këtë organizim, shkolla “7 Marsi” në Opajë u bashkohet manifestimeve kushtuar festave të Nëntorit në Komunën e Likovës. /tvfesta

May be an image of text