SPORT

Gazmend Rexhepi nga Nikushtaku triumfon në Gjermani, mposht kundërshtarin gjerman në ring

Sportisti shqiptar Gazmend Rexhepi, me prejardhje nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës, ka shënuar një fitore të rëndësishme në Gjermani, ku ka mposhtur një kundërshtar vendas në ring, raporton tvfesta.mk.

Rexhepi ka arritur të triumfojë pas një përballjeje sportive, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij me fitore dhe medalje.

Suksesi i sportistit nga Nikushtaku është shoqëruar edhe me një moment simbolik, pasi gjatë festimit të fitores është valëvitur flamuri kombëtar shqiptar.

Kjo fitore vjen gjatë muajit nëntor, kur shqiptarët shënojnë festat kombëtare të 22 dhe 28 Nëntorit, duke i dhënë suksesit të Rexhepit një domethënie të veçantë për bashkëvendësit e tij.

Me këtë rezultat, Gazmend Rexhepi ka sjellë një tjetër sukses sportiv për Nikushtakun dhe Komunën e Likovës, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e tij në arenën sportive ndërkombëtare.

Fitorja e tij është përshëndetur me urime dhe mesazhe krenarie, ndërsa suksesi në Gjermani përbën një tjetër arritje në rrugëtimin e tij sportiv. /tvfesta