KUMANOVË

Voziste BMW pa patentë shoferi, arrestohet 21-vjeçari nga Kumanova

Një 21-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar një automjet të tipit BMW pa poseduar patentë shoferi, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit zyrtar të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 14:15, në rrugën rajonale në fshatin Dobroshan.

Gjatë një kontrolli rutinor të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të markës BMW, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte 21-vjeçari me inicialet B.A.

Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se i riu po drejtonte automjetin pa poseduar leje për drejtimin e automjeteve, për çka është privuar nga liria.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Kumanovë. /tvfesta