KUMANOVË

NP “Vodovod” Kumanovë njofton ndërprerje të ujit dhe defekte në disa rrugë të qytetit

Ndërmarrja Publike “Vodovod” në Kumanovë ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit në disa rrugë të qytetit gjatë ditës së sotme, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, në rrugën “Mosha Pijade”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “I. L. Ribar” deri te kryqëzimi me rrugën “B. S. Gojço”, si dhe në rrugët përreth, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve për lidhjen e objekteve në këtë pjesë të qytetit me rrjetin e ri të ujësjellësit.

Ndërkohë, në rrugën “Bratstvo i Edinstvo” po realizohen punime për lidhjen e objektit të Shkollës Fillore të Muzikës “Pançe Peshev” me rrjetin e ujësjellësit.

Nga NP “Vodovod” bëjnë të ditur gjithashtu se në rrugët “1 Maji” dhe “Beogradska” janë evidentuar defekte në rrjetin e ujësjellësit, për të cilat janë paraparë ndërhyrje.

Në njoftimin e publikuar nuk është specifikuar kohëzgjatja e ndërprerjes së furnizimit me ujë. /tvfesta