KUMANOVË

Disa pjesë të Kumanovës dhe Likovës sot dhe nesër pa energji elektrike

Disa zona të Kumanovës dhe komunës së Likovës do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, sot, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës “60” në lagjen Karposh të Kumanovës.

Ndërprerje të furnizimit janë paralajmëruar edhe në fshatin Jaqincë, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30.

Ndërkohë, të martën (17 nëntor), nga ora 08:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në një pjesë të rrugës “Mosha Pijada” në Kumanovë.

Po ashtu, banorët e fshatit Kleçovcë do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 12:00.

Ndërprerje janë paralajmëruar edhe në fshatin Opajë të komunës së Likovës, ku furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet nga ora 08:45 deri në 13:45.

Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë planifikuar për shkak të ndërhyrjeve teknike dhe punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. /tvfesta