KUMANOVË

Defekte në rrjetin e ujësjellësit në Kumanovë, intervenime në disa rrugë

Ndërmarrja Publike “Vodovod” Kumanovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, 12 nëntor 2026, ekipet e saj po kryejnë intervenime në disa pjesë të qytetit për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit, në rrugën “Mosha Pijade”, në segmentin nga rruga “Ivo Lola Ribar” deri te rruga “B.S. Gojço”, po kryhet hiperklorimi dhe shpëlarja e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Ndërkohë, siç informon tvfesta defekte në rrjetin e ujësjellësit janë evidentuar edhe në lokalitetin “Stari Lozja”, në rrugën “Angel Duço”, në rrugën “Ratko Mitroviq” numër 1, si dhe në rrugën 400, numër 43, në lagjen Igo Triçkoviq.

Gjithashtu, intervenime për shkak të defekteve janë paralajmëruar edhe në rrugën “Gjorçe Petrov”.

Nga NP “Vodovod” Kumanovë nuk janë dhënë informacione të detajuara lidhur me kohëzgjatjen e intervenimeve apo nëse këto defekte do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira. /tvfesta