Një çift bashkëshortor nga Kumanova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një shumë prej 14 mijë eurosh, pas një marrëveshjeje për shembjen e një objekti të vjetër dhe ndërtimin e një shtëpie të re, raporton TVFesta.mk.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 9 nëntor 2026, në orën 12:00, një 51-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare kanë paraqitur denoncim ndaj personit me inicialet M.K., duke pretenduar se janë mashtruar për shumën prej 14 mijë eurosh.
Sipas denoncimit, çifti kishte lidhur marrëveshje me M.K. për shembjen e objektit ekzistues dhe ndërtimin e një objekti të ri banimi.
Megjithatë, personi i denoncuar dyshohet se ka shembur vetëm shtëpinë e vjetër, pa filluar fare punimet për ndërtimin e objektit të ri.
Çifti ka deklaruar se, pavarësisht mosrealizimit të marrëveshjes, M.K. ka refuzuar t’ua kthejë paratë.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të denoncimit. /tvfesta

