KUMANOVË

Pa energji elektrike sot disa pjesë të Kumanovës

Disa rrugë të qytetit të Kumanovës dhe fshati Jaqincë do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike gjatë ditës së sotme, 9 nëntor, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, raporton TVFesta.mk.

Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike do të realizohen në disa lokacione, në intervale të ndryshme kohore.

Nga ora 08:00 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve:

“Boro Prcan”
“Milan Lisica”
“Osogovo”
Një pjesë e rrugës “Srbo Tomoviq”
Një pjesë e rrugës “11 Nëntori”, përkatësisht zona para urës që çon drejt lagjes Bedinjë.

Ndërkohë, nga ora 08:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në fshatin Jaqincë.

Nga Elektrodistribucioni bëjnë të ditur se ndërprerje të planifikuara do të ketë edhe të mërkurën, më 11 nëntor, në fshatin Romanoc.

Në këtë fshat, nga ora 08:30 deri në 15:00, një pjesë e konsumatorëve do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve për rikonstruktimin e linjës së tensionit të ulët.

Nga EVN Maqedoni sqarojnë se bëhet fjalë për ndërprerje të paralajmëruara, të cilat realizohen për shkak të intervenimeve dhe mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. /tvfesta