Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj D.I. (35), banues në Kumanovë, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, në Kumanovë, kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta privojnë nga liria 35-vjeçarin.
Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari ka sulmuar fizikisht njërin prej nëpunësve policorë, i cili në atë moment ishte duke kryer detyrat e tij zyrtare.
Për shkak të incidentit, ndaj 35-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës. /tvfesta

