KUMANOVË

Kallëzim penal ndaj 39-vjeçarit, dyshohet se kërcënoi dhe ofendoi policët gjatë detyrës

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.E. (39), banues në Kumanovë, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare”, raporton tvfesta.mk.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 gusht 2026, kur i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë, të cilët në atë moment po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Gjatë incidentit, 39-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar dhe ofenduar policët, duke penguar kryerjen e veprimeve të tyre zyrtare.

Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën e lartpërmendur. /tvfesta