Disa pjesë të Kumanovës dhe rrethinës do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike gjatë tri ditëve, nga 3 deri më 5 nëntor, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit dhe EVN Maqedoni, ndërprerjet do të përfshijnë disa rrugë të qytetit të Kumanovës, lagje dhe fshatra përreth.
Sot, më 3 nëntor 2026, në periudhën nga ora 08:30 deri në 13:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës “Egejska Makedonija” në Kumanovë.
Nesër, më 4 nëntor 2026, ndërprerje të energjisë elektrike janë paralajmëruar në këto vendbanime:
08:00 – 14:30: Fshati Jaçincë, konkretisht pjesa e poshtme e fshatit.
09:00 – 14:00: Fshati Kokino.
Të enjten, më 5 nëntor 2026, ndërprerjet do të përfshijnë disa rrugë dhe lagje të Kumanovës.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten konsumatorët në:
Rrugën “Boro Prcan”
Rrugën “Srbo Tomoviq”
Rrugën “Osogovo”
Një pjesë të rrugës “11 Nëntori”, konkretisht para urës që çon drejt lagjes Bedinjë.
Ndërkaq, nga ora 08:30 deri në 12:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në:
Lagjen Sredorek
Një pjesë të rrugës “Done Bozhinov”
Objektet përreth Stacionit të Autobusëve në Kumanovë
Një pjesë të rrugës “Nikola Tesla”.
Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara për shkak të intervenimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Qytetarët dhe bizneset në zonat e përfshira duhet t’i kenë parasysh oraret e paralajmëruara për të planifikuar aktivitetet e tyre gjatë këtyre ditëve. /tvfesta

